Një 38-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është përfshirë në një aksident të rëndë në superstradën Cassino-Formia në SanGiorgio në Romë.

Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij të tipit “Tmax” kur është përplasur me një automjet tip “Fiat Panda” i drejtuar nga një shtetas italian 72-vjeçar.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa shqiptari mësohe t të jetë transportuar me helikopter për në spital dhe vijon ende të jetë në gjendje kritike për jetën.