Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Korçës. Raportohet se në aksident është përfshirë një makinë dhe një motor, ndërsa në këtë të fundit ndodheshin një  burrë dhe një grua, të cilët mbetën të plagosur.

Të dy u transportuan me urgjencë drejt spitalit dhe njëri prej tyre  ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.