Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, pas daljes nga rruga të automjetit me të cilin udhëtonin të tre.

Makina përfundoi në tokat bujqësore në Bypass-in Plug-Savër.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.