Një i ri është plagosur rëndë pas një aksidenti në dalje të qytetit të Pukës.

Sipas raportimeve paraprake Çlirim Bukuroshi, duke lëvizur me motor ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga mjeti duke pësuar dëmtime serioze.

Bëhet e ditur se i dëmtuari po transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë.

Informacion Paraprak

Me datë 18.10.2018 rreth orës 17:30 jemi njoftuar nga salla e komandimit Komisariatit të Policisë Pukë se në qytetin e Pukes, në rrugën kryesore, ne vendin e quajtur “Ura e Karatit” tek kthesa e rezervuarit, është rrezuar me motorçiklete shtetasi Ç. B. rreth 25 vjeç, banues në fshatin Qerret, Pukë, i cili ndodhet në Spitalin Pukë, në gjendje të rëndë, pritet per t’u transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.