Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Divjakë. Ngjarja ndodhi sot në orën 18:30. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.B, 17 vjeç, duke drejtuar një mjet tip moto, ka goditur një këmbësor, shtetasin N.P, 88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.