Një aksident automobilistik ka ndodhur në një nga akset më të rrezikshme rrugore ai Lezhë-Shkodër, ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i Blinishtit dhe nga informacionet e para raportohet se ka 7 të plagosur dhe burimet tona të pakonfirmuara thonë se ka edhe një viktimë. Gjendja e të plagosurve akoma nuk dihet se sa e rëndë është.

Aksi rrugor Lezhë-Shkodër është i bllokuar për faj të aksidentit të ndodhur dhe policia po përpiqet të gjejë shkakun e aksidentit dhe të zbardhë ngjarjen.