Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës mbrëmjen e djeshme.

Viktima është i seksit mashkull, por ende i paidentifikuar, njoftoi policia. Ndërsa drejtuesi i makinës që e përplasi është identifikuar si 24-vjeçar arab me iniciale A.A.

Pas aksidentit ai është paraqitur në polici dhe po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

“Më datë 06.07.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të huaj arab A.A., 24 vjeç, pasi rreth orës 21:00, në autostradën Tiranë – Durrës ka aksidentuar me pasojë për jetën një person të gjinisë mashkull të paidentifikuar”, njoftoi policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook