Një aksident jo i zakontë ka ndodhur ditën e mërkurë në Elbasan ku dy motorë janë përplasur me derën e një makine.

Ka qenë një shkujdesje e personave në automjet dhe motoristëve.

Ndërsa makina kishte ndaluar, njëri prej personave brenda saj ka hapur derën dhe ky ka qenë momenti i përplasjes së motorëve.

Policia e Elbasanit filloi procedimin për shoferin e mjetit tip “Volkswagen” dhe një prej drejtuesve të motorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 15. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit M. M., dhe T. D., vjeç 34 e 69, banues në Elbasan, pasi në qytet, M. M., pas parkimit të mjetit tip “Volkswagen”, ka hapur derën, për pasojë janë përplasur motorët tip “Yamaha” dhe “Honda”, që drejtoheshin nga T. D., dhe A. T., vjeç 47, banues në fshatin Labinot-Fushë, ku është dëmtuar T. D., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.