Një aksident automobilistik mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Fratar, ku një automjet ka devijuar nga rruga duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve janë transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal Të Fierit, ndërkohë personi i katërt është nisur drejt kryeqytetit pasi ndodhet në gjendje më të rëndë.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.