Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e përplasjes së dy trailerave dhe një makine, kanë mbetur të plagosur 2 persona

Mësohet se traileri me targa Kosove ka goditur trailerin me targa shqiptare, më pas ky i fundit u përplas me një tjetër automjet.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë, ndërsa të plagosurit janë dërguar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook