Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Pranë vendit të quajtur Zhamë automjeti tip “Benz” me targa TR 6070M i drejtuar nga shtetasi Marindo Rona nga Tepelena, i cili udhëtonte drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai është përplasur me muret e një nënkalimi, duke bërë që të mbeten të dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, mes tyre një vajzë vetë 8-vjeçe, Marie Jaupaj.

Një nga të dëmtuarit është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për shkak se gjendja paraqitet e rëndë.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë që hetimet janë në vijim.