Një aksident ka ndodhur te kthesat e Qafë Thanës pasditen e sotme, ky dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare një automjet me targa të Maqedonisë dhe një me targa të Korçës janë përfshirë në aksident.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë drejtuesi dhe një pasagjer që udhëtonin në mjetit me targa të huaja.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se automjeti me targa te huaja ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është aksidentuar me makinën tjetër.