[ngg_images source=”galleries” container_ids=”177″ sortorder=”1196,1197,1198,1195″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit ku një mjet tip “Mercedes-Benz” i vitit 2017 ka përplasur një ujk.

Një aksident i gati i pazakontë dhe i frikshëm ka ndodhur në këtë rrugë, ku një makinë e tipit “Benz”, prodhim i vitit 2017 ka përplasur një ujk.

Të shtypen qen dhe mace në rrugë kemi parë në plot raste, por kafshë të egra si kjo në fjalë nuk haset shpesh si aksident.

Ujku i cili duket goxha i madh ka ngordhur nga përplasja, ndërsa makina “Benz” është shkatërruar në pjesën e përparme.

Fotot tregojnë se përplasja me kafshën ka dëmtuar edhe makinën, duke bërë të besohet që mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook