Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes, ku dy persona kanë humbur jetën.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 në autostradën Durrës-Tiranë.

Në aksident u përfshinë një taksi dhe një makinë Benz. Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë humbur jetën shtetasit: Bujar Agalliu, 60-vjeç, banues në Durrës, shofer i taksise dhe pasagjerja Elena Abdillari 23 vjece.

“Pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX. Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë”, sqaroi policia.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë person.

Policia po punon për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook