Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Bulqizë para pak minutash kur një motor është përplasur me një automjet.

Ngjarja ka ndodhur para komisariatit të policisë, ku i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i motorit.

Burime nga vendngjarja raportojnë se drejtuesi i motorit është transportuar në spital por si pasojë e plagëve të marra pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanat e ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook