Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku ka mbetur i vdekur një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në Durrës, rreth orës 17:45, ku një mjet me targa AA 787 RZ ka përplasur për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Viktima, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Durrësit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook