Në Brescia, Itali ka ndodhur një aksident i tmerrshëm me pasojë vdekjen e 6 personave, mes tyre dhe 2 fëmijë.

Sipas burimeve, në një autostradë në Italinë veriore raportohet të ketë ndodhur përplasje mes makinës me familjarët brenda dhe kamionit cisternë.

Makina kishte një targë franceze sipas njoftimeve të cituara nga agjencia e lajmeve AFP.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, ku sipas pamjeve në foto duket dhe flaka e madhe e shkaktuar nga lënda plasëse brenda kamionit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook