Një aksident i rëndë që ka sjellë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e rëndë të një fëmije duke e vënë në rrezik për jetën këtë të fundit ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Cakran ku mësohet se shtetasi Th.Sh, 54 vjeç me banim në Patos ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Skoda” me targa ZKY 1790 ku ka dalë nga rruga.

Vdekjen e menjëhershme e ka gjetur nëna e tij e moshuara A.Sh, 88 vjeçe dhe djali i tij i mitur vetëm 8 vjeç i cili ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar në spitalin e Fierit menjëherë. Akoma nuk dihen shkaqet që detyruan 54 vjeçarin të devijonte nga rruga.