Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në Tiranë, tek kthesa e burgut 313.

Nje mjet tip “Touareg” ka tentuar t’i shpëtojë ndjekjes së policisë dhe është përplasur me makina të tjera.

Sipas raportimeve të para mësohet se ka të plagosur, por jo viktima.

Personat që ndodheshin në mjetin tip “Touareg” kanë qenë me drogë e armë tip pistoletë në makinë.

Pas aksidentit raportohet se dy personat me Touareg kanë tentuar të largohen me vrap.

Ndërkohë që raportohet për 2 të arrestuar.

Një vajzë që drejtonte një mjet tip “Passat” është përplasur nga Touareg dhe është plagosur rëndë.

Vajza është transportuar në QSUT.

Ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e plota të aksidentit.