Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte rrugën.

Mjeti me targa AA742MP me drejtues shtetasin V. Sh, ka aksidentuar shtetasen me iniciale B. Sh, rreth 64 vjeçe.

E moshuara është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në rajonin e policisë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook