Një aksident tragjik ka ndodhur në Francë ku një autobus u nda më dysh pasi u godit nga një tren.

Mësohet se katër fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti, dhe 19 persona janë të plagosur, 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia Franceze ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur ditën e enjte në Millas, një qytet i vogël, pranë kufirit me Spanjën.

Autobusi po transportonte fëmijët e një shkolle lokale. Nxënësit ishin të gjithë të grupmoshës 11-15 vjeç.

Ministrja franceze e Transportit, Elisabeth Borne në një status në “Twitter” tha se shërbimet e urgjencës janë mobilizuar plotësisht, si dhe ofroi ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook