Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit në kryeqytet.

Mësohet se rreth orës 19:35, tre automjete janë përplasur pranë kryqëzimit të Laknasit, duke shkaktuar plagosjen e 4 personave.

Tre prej të aksidentuarve kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa një 40-vjeçar është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook