Një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë, janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja.

Sipas burimeve policore, automjeti ka rënë në kanal në fshatin Varibop të Fierit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin tragjik, ka qenë shpejtësia e madhe më të cilen po levizte automjeti, çka sjellë edhe humbjen e jetës së dy personave.

Mësohet se viktima janë një çift të moshuarish, akoma të paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

“Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja”.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook