Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë ku u përfshinë dy makinat e eskortës së kryeministrit Rama dhe një taksi.

Polica ka mbërritur në vendngjarje dhe ka zbardhur detajet e aksidentit.

Sipas policisë mësohet se mjeti tip Voslkwagen, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën tip ‘Range Rover’ që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.

Njoftimi i  policisë:

Më datë 27.11.2017, pak minuta me pare, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit,   një mjet tip “Volksvagen” me targë AA 426 FD dhe një Range Rover” me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar tre punonjës të Gardës  K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht mesohet se mjeti tip Ëoslëagen, qe udhetonte ne krah te kundert me eskorten, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë ka goditur makinen tip ‘Range Rover’ qe udhetonte para tij dhe uli shpejtesine, e me pas makinen e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dale nga rruga.

LEXO EDHE:  Kontrolle të befasishme në lokale, kapet ‘i forti’ i Fierit (Emri)

I demtuar më leht? është dhe nje mjeti tip Mitsubishi  qe ishte pjese e eskortes.

Grupi i posaçem hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook