Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Lezhës, ku një makinë e tipit BMW, ka përplasur për vdekje një këmbësor. 

Ngjarja ka ndodhur në Tale, ku shtetasi me iniciale D.V. 61 vjeç, banues në Tale ka mbetur viktimë e këtij aksidenti tragjik, ndërkohë që policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit në kohë rekord.  

Në njoftimin e plotë të Policisë në lidhje me ngjarjen thuhet: 

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sqaron policia