Një aksident tragjik i ka marr jetën një ushtaraku mbrëmjen e kaluar brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se ai është 37-vjeçari Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si teknik bordi helikopteri në bazën ajrore.

 

Ai humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë, teksa u godit nga një kamion brenda tunelit. Shpërthimi i fortë pas goditjes i mori jetën 37-vjeçarit.

Dyshohet se makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi, çka ka sjellë dhe shpërthimin e menjëhershëm duke mos i lënë kohë shoferit të dalë nga mjeti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Makina u shkatërrua plotësisht pas aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe ka ndaluar shoferin e kamionit. Kjo është tragjedia e dytë në familjen e deputetes, e cila gati një vit më parë humbi edhe motrën pas një sëmundje të rëndë.