Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Larushk të Fushë-Krujës pasojë e të cilit humbi jetën drejtuesja e mjetit.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se viktima është shtetasja Etleva Alushi 35 vjeç, automjeti i së cilës pasi ka devijuar nga rruga është përplasur me një shtyllë.

Njoftimi i plotë i policisë 

Më datë 22.02.2019, rreth orës 12:15, në Larushk, drejtuesja e mjetit me targë AA314CC, shtetasja E.A., 35 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur më një shtyllë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje ndodhet grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.