Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.

Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një mikrobus me targa AA 279 UO, me drejtues B.D, 54 vjeç, nga Kuçova. si dhe një mjeti tip “Land Rover” me targa DR 3997 F me drejtues shtetasin A.N. 35 vjeç, nga Durrësi.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 9 pasagjerë të dy mjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit, ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.