18 vjeçarja Shqiponja Xhaferri e plagosur sot gjatë një aksidenti, ka ndërruar jetë në Sptalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan u përplas me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasoje u plagosen 8 persona, 1 prej tyre në gjendje të rendë i cili është dërguar  po ashtu me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në gjendje të rendë drejt spitalit të Traumës u dërguan 18-vjeçarja dhe një prej pasagjerëve në minibus, Syrja Ibrahimi 54 vjeç. Personat e tjerë të plagosur po marrin mjekimin në spitalin e Gjirokastrës.