Ky është momenti i tmerrshëm kur një vajzë e re transmetoi live në Facebook vdekjen e saj, ndërsa ishte si pasagjere në një makinë që u përfshi në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur Obrnice të Republikës Çeke, ku mjeti në të cilën ndodhej Nikol Barabasova, po ecte me 120 km në orë.

Vajza që drejtonte makinën, e moshës 22 vjeç, vdiq pak pas përplasjes. Ndërsa mikja e saj që po filmonte me celular dhe po e transmetonte xhirimin live në facebook, është në terapi intensive. 

Kamerat e telefonit vazhdon të jetë e hapur edhe pas ngjarjes së rëndë dhe në fokus ka mbetur vetëm rripi i sigurimit.

Telefonat shpesh shpërqendrojnë shoferët, ndaj mos i përdorni ato gjatë udhëtimeve.