Aksidenti i rëndë që ndodhi mesnatën e sotme në Durrës-Tiranë mori jetën e dy personave, shoferit të taksisë dhe të pasagjeres 23-vjeçare.

Viktimat janë identifikuar si Bujar Agalliu dhe Elena Avdillari. Vajza e re ishte nisur në drejtim të Italisë, por është kthyer në port.

Në këtë mënyrë asaj i është dashur të kthehet në Tiranë, ndërsa udhëtimi drejt shtëpisë ka qenë fatal. Në portofolin e të resë është gjetur dhe bileta që ajo kishte prerë.

Një mjet tip “Benz” ka goditur taksinë nga pas, duke bërë që taksia të përplasej me një karburant në afërsi të Maminasit.

Sipas dëshmitarëve në mjetin tip Benz kanë qenë dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Njoftimi paraprak i policisë
Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.

LEXO EDHE:  Përplasen 8 makina në autostradën Durrës-Tiranë, trafik kilometrik (FOTO+VIDEO)

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook