Pas një lajmi të postuar në një portal ku thuhej se aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, kanë pësuar aksident dhe se ndodhen në gjendje kritike për jetën, ka ardhur reagim nga vetë aktori.

Teksa përgënjeshtron lajmin, Besi shkruan se çdo gjë ka një limit dhe nuk mund të bëhen të tilla gjëra për disa klikime më shumë.

“Gjithcka ka nje limit, deri ktu jo, nuk mund te kuptohet dhe as te pranohet nje lajm apo nje titull i tille per disa klikime me shume. Turp dhe injorance e madhe te abuzosh ne kte menyre. Lavdi Zotit jemi mire vete, por po na le zemra Ijen, mamane, prindrit e familjaret duke lexu keto idiotsira qe perhapen pa filtra”, shkruan Besi në “Facebook”.

Kujtojmë që kohët e fundit shumë artistë shqiptarë kanë qenë “shënjestër” e lajmeve të rreme, ku mund të kujtojmë rastin e këngëtarit Sabri Fejzullahu, të cilin disa portale e shpallën të vdekur.