Gazetarja e njohur, Mira Kazhani është bërë pjesë e një aksidenti ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka mbetur i plagosur një burrë.

I plagosuri është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar në stacionin e autobusit, teksa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga aksidenti është dëmtuar automjeti me të cilën gazetarja po udhëtonte, ndërsa burime për “BalkanWeb” thonë se makina e saj ka pësuar thyerje xhamash dhe një këpucë është parë anash makinës në autostradë.