Policia ka ndërmarrë, ditën e sotme një aksion në Elbasan. Në aksion marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato, për shkak të rëndësisë së operacionit.

Ndër personat e ndaluar ka dhe nga fisi i njohur Çapja, pasi në një banesë të njërit prej pjesëtarëve të fisit, policia ka gjetur një minë me telekomandë dhe dy pistoleta.

Pritet që në orët e ardhshme Policia të japë më shumë informacion përsa i përket emrave të arrestuarve dhe akuzave me të cilat do të përballen.