Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 65 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë në Bogota të Kolumbisë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në në orën 09:30 sipas orës lokale, në bazën e Shkollës së Përgjithshme “Santander”.

Sulmi ka ndodhur nëpërmjet një makine të telekomanduar me bombë, drejtuesi i të cilit po ashtu ka humbur jetën.

Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie. Shpërthimi ka thyer dritaret e shtëpive dhe banesave që kanë qenë në afërsi.

Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë.