Hilda Breer, 80 vjeçe, punon prej dy vitesh si prostitutë. E lindur në Argjentinë, ajo erdhi në Gjermani në vitin 1980.

Ajo në vendlindjen e saj ishte një yll telenovelash.

“Kisha tre shtëpi, shtatë tituj pronësie. Kisha shumë para,” rrëfen ajo. Por kur mbërriti në Gjermani, me kalimin e viteve gjithçka iku. Mbeti pa asnjë kacidhe dhe në moshën 78 vjeçare vendosi të punoje në një shtëpi publike.

Ajo në vitet ’50 dhe ’60 ka qënë shumë e famshme në Argjentinë.

“Djemtë e rinj duan gra të vjetra. Në fakt në bordello nuk ka sa mosha ime. Por ata u treguan të sjellshëm”.Klienti i parë i saj ishte një “gjahtar” 43 vjeç. 140 euro kushtoi një orë me Hilden. 80 euro shkuan për pronarin e bordellos dhe për taksat.Por pas 15 muajsh, trupi i saj nuk mbante më. Ajo tentoi që të bënte seks përmes telefonit, por nuk i dinte fjalët.

Klienti i parë ia plasi të qeshurës dhe nuk vazhdoi më tej. Meqë në bordello nuk e pranojnë më, ajo del rrugëve në kërkim të ndonjë klienti./konica

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook