Dielli është rikthyer në vend dhe ku më mirë mund ta marrësh se pranë detit dhe Prestige Resort që i ka të gjitha. Këtë e ka kuptuar edhe modelja, prezantuesja, biznesmenia, producentja, aktorja dhe filantropja afrikano-jugore Bonang Dorothy Matheba.

Bonang 1

32-vjeçarja, një nga gratë më të njohura në Afrikë dhe më gjerë ka zgjedhur Prestige Resort për të kaluar fundjavën. Matheba ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram ndërsa shijon diellin në resortin luksoz buzë detit Adriatik në Golem që është kthyer në vendin e modeleve të njohura në mbarë botën.

“Të premtet në Shqipëri”, shkruan Bonang teksa poston fotot e saj në Prestige Resort, pranë detit.