Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, rikthehet me deklarata të forta në librin “Full Disclosure”, i cili pritet të publikohet më 2 tetor, me disa zbulime paraprake të cilat po ngjallin diskutime.

Disa fragmente të librit janë publikuar nga “The Guardian”, ku thuhet se penisi i Presidentit amerikan Donald Trump, është më i vogël se mesatarja.

Në libër Daniels, tregon një sërë detajesh lidhur me raportin seksual me Trump dhe më konkretisht e krahason organin gjenital të Presidentit me Toad, një personazh me kokë kërpudhe në botën e Super Mario.

“Ka një penis të pazakontë. Është i trashë si kërpudhë, një kërpudhë helmuese… Isha e shtrirë aty, e bezdisur nga fakti se do të kryeja marrëdhënie seksuale me penis si kërpudhë. Mund të ketë qenë seksi më pak mbresëlënës që kam pasur, por sigurisht ai nuk ndau këtë mendim”, shprehet Stormy.

Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, thotë se ka patur marrëdhënie seksuale me Trump, gjatë turneut të golfit në California në vitin 2006, gjë të cilën kreu i shtëpisë së bardhë e mohon, shkruan noa.al.

Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, deklaroi në një intervistë se ka bërë seks të pambrojtur me Presidentin amerikan Donald Trump, në vitin 2006.

Daniels ka bërë kallëzim ndaj presidentit amerikan. Nga dokumentet zyrtare, rezulton se Trump, nëpërmjet avokatit të tij ka paguar 130 mijë euro, për të blerë heshtjen e gruas.

LEXO EDHE:  Avokati i Trump, 130.000 dollarë për ti mbyllur gojën yllit pornografik

Ajo zbulon gjithashtu se është kërcënuar në vitin 2011, ku thotë se e ndiqnin.

Lidhur me shumën e parave të ofruar, Daniels deklaron, “Më bënë të kuptoja se nuk kisha zgjidhje tjetër”.

Aktorja e filmave për të rritur deklaron se seksi i pambrojtur me Trump ndodhi vetëm një herë, por shton se ai e telefononte herë pas here, shkruan noa.al. Presidenti amerikan u martua me Melania në vitin 2005, por vazhdimisht ndaj tij ka pasur akuza për ngacmim seksual.