Vrasja e Konstantinos Katsifas ishte një nga rastet më të diskutura në mediat greke dhe shqiptare.

Kreu i OMONIA-s në Korçë Ligoraq Karmelo ka shprehur për mediat, se vdekja e Katsifas ishte një nga rastet më tragjike.

Vrasja e Katsifas ishte një vrasje tepër e padrejtë ka thënë ai, i kërkojmë shtetit shqiptar të zbadhë të vërtetën.

Policia tejkaloi kompetencat dhe shkeli të drejtën e jetës së një qytetari të minoritetit grek, duhet transparencë për ecurinë e hetimeve të vrasjes së Kacifas dhe shkaqet pse ndodhi ngjarja.

Kerkojmë sqarime nga të dyja ministritë,si ajo e brëndshme dhe ajo e jashtme,për vendimin ekstrem të shpalljes non grata te eurodeputetes qipriotes, Theocharos dhe 52 personave të tjerë. Mes të shpallurit non grata, kishte edhe qytetare me shtetesi shqiptare, minoriteti grek në Shqipëri të bashkohet dhe ndërgjegjësohet.

Kërkojmë që minoriteti mos ti shërbejë interesave politike, e cila ka bërë një trubulencë dhe po krijon një tension të papranueshëm midis minoritetëve.