Ballina Aktualitet 1.1 ton drogë në gomone/ Arrestohen në Turqi banda shqiptare, mes tyre...

1.1 ton drogë në gomone/ Arrestohen në Turqi banda shqiptare, mes tyre dhe ‘baroni i drogës’

Policia turke ka sekuestruar 1.1 ton lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe ka arrestuar 11 shqiptarë.

Midis të arrestuarve ishte dhe kreu i bandës, shqiptari Met Kanani, i njohur ndryshe si ‘baron droge’.

Mediat turke raportojnë se droga është transportuar nga Shqipëria me jahte, ndërsa në operacion janë përfshirë 250 efektivë policie.

Vlera e lëndës narkotike u vlerësua afërsisht 5.1 milion euro.

Policia turke në një deklaratë të dhënë shprehet se hetimet për kapjen e kësaj bande ka zgjatur rreth 6 muaj dhe në pranga kanë përfunduar edhe 4 organizatorët.

Shqiptarët e arrestuar janë me iniciale R.D., R.S, B.L. dhe T.A., M. M., S.Z., M.G., Y.M., C.I. dhe S.U.

Baroni i drogës Met Kanani ka pasur një rol kyç në rrugën ballkanike të trafikut të drogës.

Mësohet se Met Kanani ka qenë dhe në shënjestër të policisë greke. “Baroni i drogës”, Met Kanani ka mundur t’i shpëtojë më 29 nëntor të vitit të kaluar policisë greke.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook