Ballina Aktualitet 10 vjetori i Pavarësisë/ Rita Ora: Jam shumë e lumtur që kisha...

10 vjetori i Pavarësisë/ Rita Ora: Jam shumë e lumtur që kisha kohë të vija këtu…

Ylli i muzikës botërore, Rita Ora ka dhënë një mesazh me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë të Kosovës.

Sa më shumë që jemi, më të mëdhenj bëhemi”, tha Rita në një konferencë me gazetarë duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Rita Ora ka deklaruar se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Kosovë, sepse do ta mbajë koncertin më të mirë të saj deri më tani.

Ju e keni një shans për ta prezantuar veten tuaj si dëshironi të mbaheni mend dhe gjëja më e rëndësishme për mua është të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje të shoh njerëz në vendin tim sepse sa më shumë që jemi aq më të mëdhenj bëhemi. Dhe unë mendoj se kur për herë të parë kam dalë, kam qenë një ndër këngëtaret e hershme shqiptare, dhe tani kemi talent të jashtëzakonshëm që i kam parë në këto dy vitet e fundit dhe jam shumë mirënjohëse që kemi këngëtare shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha të cilat po e gjejnë dritën e tyre në muzikë dhe sa më shumë prej nesh të na përfaqësojnë në këtë zhanër muzikor aq më mirë është për vendin tonë. Të kënaqemi, që qëndrojmë së bashku dhe ta përfaqësojmë shtetin e Kosovës”, tha Rita Ora.

Ora tha se përveç koncertit do të dëshironte që të vizitonte shumë Kosovën  edhe pse është vend i vogël është shumë i bukur.

“Jam shumë e lumtur që kisha kohë të vija këtu, dëshiroja të mbaja koncert dhe ta shoh vendin dhe ta shoh Kosovën sepse e di që është e vogël, por është një vend shumë i bukur, po të kisha mundësi do t’i takoja të gjithë ishte rrugëtim i gjatë për të ardhur në këtë pikë dhe është vetëm fillimi i një rrugëtimi të vazhdueshëm për vendin tonë“, u shpreh ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook