Ballina Aktualitet 22 klandestinë ndalohen nga policia në Kapshticë

22 klandestinë ndalohen nga policia në Kapshticë

Në pikën doganore të kalimit në Kapshticë kanë tentuar të kalojnë kufirin 22 klandestinë, refugjatë të paligjshëm.

Mësohet se emigrantët e paligjshëm ishin shtetas sirianë, marokenë dhe afganë. Gjithashtu mësohet se ato emigrantët ishin ndarë në grupe të ndryshme dhe janë kapur në pika të ndryshme. Janë kapur në disa fshatra dhe në Bilisht.

Shtetasit janë 16  sirianë, 4 afganë dhe 2 marokenë. Disa prej tyre kanë qenë në gjendje jo të mirë shendetesore dhe kanë marrë mjekim në spitalin e Bilishtit. Janë marrë deklarimet e tyre në drejtorinë e kufirit.