Ballina Aktualitet 27-vjetori i rënies të komunizmit/ Basha: Jemi drejt destinacionit tonë final, të...

27-vjetori i rënies të komunizmit/ Basha: Jemi drejt destinacionit tonë final, të jemi pjesë e BE

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka kujtuar 27-vjetorin e shembjes së komunizmit.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha thekson se së shpejti do të jemi në destinacionin final, të jemi pjesë e Bashkimit Europian.

“27 vjet më parë, si në këtë orë, në Tiranë të shtënat e armëve në ish Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor përballë qytetarëve të etur për liri dhe dinjitet!

Tanket që dolën në rrugë, mijëra forca policore bashkë me Sigurimin e Shtetit nuk mundën të ndalin rrëzimin e simbolit të së keqes 45 vjeçare, të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin.

Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë!

Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!”, shkruan Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook