Ballina Aktualitet 3 persona rrahin me sende te forta një 49-vjeçar

3 persona rrahin me sende te forta një 49-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, ku 3 persona kanë dhunuar me sende të forta një 49-vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë denoncuar tre persona për dhunën e ushtruar ndaj shtetasit me iniciale A.M në lagjen “Gërhot”.

“Shtetasit Z.I., Sh.I., dhe S.I., vjeç, 32, 47 e 34, banues në Gjirokastër, janë autorët e dyshuar të dhunës”, shkruan policia.

Motivet e konfliktit nuk bëhen me dije akoma, ndërsa çështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook