Ballina Aktualitet 4600 dollarë paguajnë shqiptarët për borxhin publik të marrë nga qeveria për...

4600 dollarë paguajnë shqiptarët për borxhin publik të marrë nga qeveria për fasada

Nga Jonida Xheleku

Një studim i publikuar pak orë më parë konfirmoi se borxhi publik është rritur në kurriz të qytetarëve. Të dhënat e raportuara nga Open data Albania, tregojnë se si që prej buxhetit të parë të qeverisë Rama (ai i vitit 2014) borxhi u rrit me 10,49% ose me 93 miliardë lekë (93 milionë USD). Mesatarisht në katër vjet (2014-2018) borxhi publik është rritur me 1.3 trilion lekë (13 miliardë USD) në vit dhe kjo vlerë përkthehet si një borxh i rritur çdo vit për çdo banorë me vlerë e 460 mijë lekëve (4625 euro/banorë në vit).

Megjithëse vlera e borxhit është rritur pyetja që gjithsecili shtron është se ku kanë shkuar këto para të marra borxh për të cilët ne po paguajmë? Sipas të dhënave nga buxheti i shtetit, shumica dërrmuese e borxhit ka shkuar për fasadat e qyteteve. Vetëm për vitin 2017 investimet e parealizuara në infrastrukturë kapin vlerën e 11 miliardë lekëve (100 mln USD) ndërkohë që borxhi i marrë për këtë vit kap vlerën e 24 mld lekëve (240 milion USD).

Tashmë është e qartë për këdo se këto para që po paguan një më një përmes taksave, tarifave dhe çdo formë tjetër nga shqiptarët, janë një tjetër rrugë abuzive përmes së cilës pasurohen pjesëtarët e qeverisë dhe mazhorancës. Nga shtatori vitit 2013 e deri më tani qeveria ka rritur borxhin publik me 2 mld USD që është vlera kumulative e rritjes së taksave nga paketa e parë fiskale e deri tek kjo e fundit. Pra, shqiptarët sot paguajnë borxhin e rritur përmes taksave të tyre dhe janë shqiptarët e thjeshtë dhe jo ato të cilët qeveria përmes taksimit selektiv u ka falur tatime dhe taksa.

Kjo është e vërteta e hidhur që qeveria u faturon shqiptarëve çdo vit përmes politikës së saj fiskale. Më pak të ardhura në xhepin tuaj, më pak konsum, çmime më të larta, borxh më të madh publik dhe një ekonomi gjithnjë e në rënie.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook