Ballina Aktualitet 600 000 refugjatë do të presë qeveria?!/ Reagon ish-ministri i Ramës: Ça...

600 000 refugjatë do të presë qeveria?!/ Reagon ish-ministri i Ramës: Ça bëjnë kta more?! Janë në terezi apo jo?! Qeveria mendje-grisur e Shqipërisë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së zv/ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj që Shqipëria paska kapacitete për të pritur 600 mijë refugjatë.

Përmes një statusi në Facebook, Manjani shkruan me ironi se ‘është shumë pak ky numër’.

Reagimi i Manjanit:

600 000 refugjatë do të presë qeveria?!

Shumë pak!

Për ditë ikin Shqiptarë azilantë. Lënë vende bosh këtu. Për momentin kapaciteti pritës është 600 000 plus 2, pas ikjes së Agronit dhe Babales…

Ça bëjn kta more?! Janë në terezi apo jo?!

Gjithë Europa, që është fuqi ekonomike e globit, po debaton mospranimin e emigrantëve. Qeveria mendje-grisur e Shqipërisë e popullit më të varfër të Europës, na hapka dyert!

Ku i gjetën kapacitetet pritëse kto miza kali, që kujtojnë se po tërheqin karrocën e Europës?!

Me çfarë parash do ta bëjnë e mbajnë atë kamp?! Se mos e dinë kamp pushimi! Me PPP se merr njeri…

A po ankohen përditë popullit të vet që skanë para?

Si mund të vihet shenja e barazisë ndërmjet të deportuarve nga Kosova, me refugjatët nga Afrika apo qoftë edhe nga Siria?!

Nejse, me kampin e refugjatëve rilind mbjellja e kanabis; vijon fuqishëm trafiku gjithfarësh; harrohen skandalet e rilindjes; harrohet çdo gjë e keqe vendase, sepse do na shfaqet para syve një skenë edhe më e keqe!

Kush është kundër kampit shpallet kollaj armik i integrimit!

Kështu Rilindja do propozojë që as zgjedhje të mos bëhen më!

Kemi sondazhet…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook