Ballina Aktualitet 65 ‘njolla të zeza’ në vend, zbulohet rruga më e rrezikshme për...

65 ‘njolla të zeza’ në vend, zbulohet rruga më e rrezikshme për aksidente

Aksidentet rrugore në vendin tonë, nuk janë të pakta, madje numërohen shumë të tilla në akse të ndryshme, për shkaqe të ndryshme.

Sipas një analize, një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është aksi Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e “Shënkollit” apo kthesën e “Fishtës”.

Ky aks është shumë i rrezikshëm, pasi aty mungojnë edhe mbikalimet për këmbësorët por edhe daljet e shumta në autostradë, në kundërshtim me kodin rrugor.

Por kjo nuk është rruga e vete, pasi problem mbetet edhe aksi Tiranë- Rinas në kthesat e Laknasit dhe Bërxullës, ku ndodhin shumë aksidente.

Gjithsej në të gjithë vendin konstatohen 65 pika, te quajtura “njolla të zeza”. Është ky rezultati i një studimi që po kryhet dhe financohet në bashkëpunim me partnerët e huaj, i cili synon rifreskimin e listës së “ black spoteve” në vend.

Referuar këtij studimi, një njollë e zezë përkufizohet një segment rrugor 300 deri 500 metra, në të cilin brenda 3 viteve kanë ndodhur 3 ose më shumë aksidente, me pasojë vdekjen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook