Ballina Aktualitet 7 ushqimet që i keni konsumuar gabim

7 ushqimet që i keni konsumuar gabim

Konsumimi i ushqimeve është një problem më vete sepse ne nuk e dimë derisa e kanë jetëgjatësinë ushqimet.

Disa ushqime duhen gatuar sa më parë, disa duhet të ruhen në frigorifer, dosa të tjera nuk duhet të ruhen në frigorifer.

Më poshtë keni një listë me disa ushqime të cilat i keni konsumuar gabim këto kohë.

Luleshtrydhet
Nëse keni prerë një luleshtrydhe, bëni mirë ta konsumoni menjëherë sepse lëndët ushqyese, veçanërisht vitamina C, denatyrohet dhe ju nuk përfitoni asgjë.

Hudhra
Ndërsa vitamina C denatyrohet kur ekspozohet në ajër, enzima që lufton kancerin e gjendur tek hudhra dhe e njohur si alicin ka nevojë për ekspozimin. Pasi të keni prerë hudhrat, lërini për të paktën 10 minuta në një pjatë para se t’i skuqni në vaj apo t’i gatuani.

Kosi
Nëse kosi juaj ka grumbulluar atë substancën ujore, mos e derdhni në lavaman. Kjo substancë është në fakt hirrë që përmban vitaminë B12, proteina, kalcium dhe fosfor.

Domatet
Për të përfituar nga lycopenet, enzima aktive që lufton qelizat kancerogjene,që gjendet me shumicë tek domatet dhe janë përgjegjëse për ngjyrën e kuqe të këtyre të fundit , duhet të gatuhen në temperaturë 90 deri në 100 gradë

Karrota
Disa perime janë më të ushqyeshme nëse konsumohen ta pagatuara, por jo karrota. Gatuajini këto të fundit për të rritur përqendrimin e betakarotenit

Shpargujt
Shumica e njerëzve i gatuajnë në mikrovalë shpargujt, por ky proces do të eleminonte thuajse në zero vitaminën C. Në vend të kësaj, skuqini ose gatuajini me avull.

Kale (lakër jeshile)
Në vend që ta gatuani, konsumojeni atë të papërpunuar për të përfituar maksimalisht nga lëndët ushqyese si folatet, vitaminë C, kalcium etj.

LEXO EDHE:  Meta ndjek ndeshjen Serbi-Zvicër në Presidencë, ja kush po e shoqëron (Video)