Ballina Aktualitet Aborti selektiv u kushton jetën 100 milionë femrave

Aborti selektiv u kushton jetën 100 milionë femrave

Djalë apo vajza? Zakonisht mbizotëron dëshira për të pasur djalë, por në disa shoqëri ndodh e kundërta.

Në Shqipëri ende është e theksuar tradita e festës së madhe ku vjen në jetë një djalë, dhe mërzitja kur vjen vajzë.

Fenomeni i diferencimit shpesh herë mbyllet me tragjedi. Të shumta janë rastet kur ndodhi aborti për shkak të gjinisë.

Por, aborti mund të shoqërohet edhe me komplikacione. Të paktën 100 femra humbasin jetën çdo vit për shkak të abortit selektiv sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Aborti selektiv është një problem mbarë botërorë sidomos në vendet lindore, siç janë Kina dhe India. Për hir të së vërtetës aborti në Shqipëri lejohet, si abort në tërësi deri në 12 javë. Pra çdo grua në moshën prodhuese ka të drejtë që të kërkojë abortin pa dhënë asnjë lloj arsye deri në 12 javë. Por aborti selektiv gjinor është i ndaluar”, shprehet doktor Rustem Celami, Obsteter-gjinekolog.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook