Ballina Aktualitet Adriatik Llalla nis betejën ligjore në Gjykatë, kërkon heqjen e sekuestros për...

Adriatik Llalla nis betejën ligjore në Gjykatë, kërkon heqjen e sekuestros për pronat e tij

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për sekuestro preventive të pronave të tij.

Seanca është inicuar pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, zoti Sokol Hazizaj, por ndërkohë procesi po zhvillohet në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë avokati ndodhet me pushime.

Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurive të ish kryeprokurorit. Pronat e tij u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë

Në këto kushte, gjyqtari i gatshëm dhe që i ka rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, ka kërkuar asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë gjithashtu me pushime.

Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Tashmë problemet ndaj ish prokurorit Adriatik Llalla burojnë pikërisht nga godina e qelqtë, nga e njëjta godinë kur më herët ai drejtonte akuzën dhe gjatë analizave vjetore, u kërkonte këtyre prokurorëve, që të ishin më intesivë në hetimin e korrupsionit.

Llalla hetohet për “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook